KreuStil Jetese

Kërkesa e Angelina-s për divorc, Brad nuk i ka takuar më fëmijët: Ja si do të veprojë ai…

Ka kaluar më shumë se një javë që prej kërkesës së Angelina Jolie-s për tu divorcuar nga Brad Pitt, dhe lajmet rreth tyre çdo ditë vazhdojnë të ngrenë pyetje të reja.

Shumë kanë pyetur edhe se si do të bëhet ndarja e pasurisë së tyre, por “E!News” konfirmon se nuk janë problem parat në këtë periudhë të trazuar për çiftin.

Të dy janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për sa i përket kujdestarisë fizike të 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox and Vivienne. Jolie kërkoi kujdestarinë e plotë fizike të fëmijëve pranë Departamentit të Shërbimeve për Familjen dhe Fëmijët në Los Angeles , ku si shkas mësohet të jetë bërë një përplasje e Pitt me një prej fëmijëve gjatë një udhëtimi familjar në një avion privat.

Ai po përpiqet me të gjitha mënyrat që të takojë fëmijët e tij edhe të gjej zgjidhjen më të mirë për të gjithë familjen” janë shprehur burime pranë Brad-it.

Aktori ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me përplasjen që mund të ketë ndodhur në avion, por burimet pranë tij bëjnë me dije se “ai e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe thotë se nuk ka lënduar asnjë prej fëmijëve.”

Ndërkohë që burimet shtuan se Brad, në çdo hap që po merr po mendon për interesat e fëmijëve të tij. Ndaj edhe është i vendosur që të ruaj sa më shumë të jetë e mundur privatësinë e kësaj çështjeje.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF