KreuFashion

Shtetet më bujare në botë për vitin 2016

Kur ka qenë hera e fundit që keni dhuruar para për bamirësi? Nëse do të ishit nga Mianmari, Indonezia ose Australia, me siguri do kishit dhuruar kohëve të fundit.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Gallup, banorët e Mianmarit janë populli më bujar në botë dhe kombi që bën donacione të rregullta bamirësie. 91 përqind e njerëzve të intervistuar janë shprehur se kanë dhuruar për bamirësi tridhjetë ditët e fundit, sipas Gallup. Mianmari vazhdimisht është renditur ndër vendet e para kur bëhet fjalë për ndihma e bamirësi. Budistët Theravada që praktikojnë Sangha Dana kanë një ndikim të fortë në nivelin e dhurimit në Mianmar dhe në shtete të tjera aziatike ku shumë njerëz besojnë se çfarë ata bëjnë në këtë jetë rrisin shanset për të qenë më të mirë në një tjetër jetë.

Indonezia renditet e dyta në kampionatin botëror të bujarisë me 75 përqind të popullsisë që kanë dhuruar për bamirësi gjatë muajit të fundit. Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen në dhjetëshen më të mirë, me 63 përqind të njerëzve që dhurojnë në mënyrë të rregullt.

Renditja:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF