Tom Cruise paranojak, përgjoi edhe Russell Crowe 0 131

Tom Cruise ka punësuar disa specialistë për të përgjuar Nicole Kidman pas ndarjes së tyre në vitin 2001. Por tani, zbulohet një e re shokuese që të bën të mendosh se aktori është paranojak, ai ka përgjuar edhe shokun e ish-gruas së tij, Russell Crowe.

Në librin e Steve Cannane “The Incredible Untold Story of Scientology ” në Australi, gazetari, pretendon se babai 54-vjeçar dëshironte të hetonte rreth marrëdhënieve të Kidman dhe të dinte çdo gjë për jetën e saj personale.

Cruise donte me çdo kusht të dinte çdo gjë rreth të shoqes, veçanërisht nëse ajo kishte një miqësi që zgjaste, hetuesi Marty Rathbun i është rrëfyer Cannane-it për librin që ky i fundit po shkruante se , Tom i kishte udhëzuar të hetonin çdo gjë në lidhje me Cruowe. “Ne investiguam për çdo gjë që kishte lidhje me Crowe, deri edhe për mjekun që e vizitonte”.

Rathbun pohoi se është në dijeni të përmbajtjeve të telefonatave edhe pse me çështjen u mor David Miscavige, edhe ajo që ka dalë nga hetimet nuk është asgjë që mund të përbënte lajm. Bisedat telefonike të Kidman ishin miqësore.

“Pavarësisht dyshimeve të Cruise, sipas hetimeve tona Crowe nuk ishte asgjë më shumë se një mik i mirë për Kidman”, është shprehur hetuesi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *