KreuStil Jetese

Zonja në të kuqe: Të gjithë të çmendur pas Kate Middleton…

Kate Middleton super elegante në ceremoninë e pajtimit me Kanadanë. Dukesha kishte veshur një fustan të kuq nga Thornton Bregazzi, i cili kushtonte 1000 sterlina. Dhe të gjithë janë dashuruar pas saj…

Për herë të dytë që kur ka mbërritur në Kanada, Kate ka përdorur karficën e argjendtë, me diamante, në formën e gjethes së panjës. Bëhet fjalë për një xhevahir të familjes Windsor që Giorgio VI ia kishte dhuruar Nënës  Mbretëreshë me rastin e udhëtimit drejt Kanadas në vitin 1939. Karfica është një homazh për vendin pritës, pasi gjethja e panjës është simbol i Kanadasë.

Dukesha e Cambridge, me rastin e ceremonisë që u mbajt në pallatin monark në Viktoria ka vendosur vëthë të çmueshëm, prej ari të verdhe me perla diamanti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF