Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

View Gallery
6 Photos
shimonnncov
Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!
shimonnncov

Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

.
Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

.

Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

Amaneti i fundit i Nobelistit të Paqes…Lamtumirë Shimon Peres!

Ish Presidenti izraelian u nda nga jeta në moshën 93 vjeçare. Ai fitoi çmimin Nobel për paqen me Rabin dhe Arafat në marrëveshjet e Oslos, të vitit 1993. Nga fajkua ishte bërë një pëllumb paqeje

“Na porositi ta ndërtojmë të ardhmen e Izraelit me guxim dhe inteligjencë, dhe të ndjekim ato rrugë që premtojnë një të ardhme paqësore”.  Janë këto fjalët e fundit të Shimon Peres, sipas të birit Chemi. Ish presidenti u largua nga jeta gjatë natës në spitalin e Tel Ha-Shomer të Tel Aviv.

Ishte 93 vjeç dhe nga 13 shtatori ishte shtruar në spital pasi pësoi hemorragji cerebrale. Dje u vërejt një përkeqësi i mëtejshëm dhe gjendja u bë kritike. Lajmi i vdekjes u dha nga radio-ja ushtarake izraeliane. Kryeministri izraelit Netanyahu foli për “dhimbjen e madhe për largimin nga jeta të një njeriu që ishte i shtrenjtë për të gjithë Kombin, dhe për ish drejtuesin e Izraelit”. Dhjetra mesazhe u përcollën nga udhëheqës nga e gjithë bota që do të të marrin pjesë në funeralin e tij të premten në Jeruzalem.

Në funeral do të jenë Obama dhe personalitete nga e gjithë bota

Do të jetë edhe Barack Obama, që ka kujtuar kontributin e Peres si burrë shteti për sigurinë e Izraelit dhe vendosjen e paqes. “E shikonte të ardhmen me një vizion dinjitoz human dhe me një progres drejt të cilit ai e dinte se njerëzit me vullnet të mirë do të dinin të shkonin së bashku”. Do të jenë edhe Princi Carlo i Anglisë, Bill dhe Hillary Clinton, presidenti francez Hollande dhe ai gjerman Gauck. Në një letër ngushëllimi ky i fundit ka shkruar: “Pavarësisht akteve mizore të gjermanëve, ndaj tij dhe familjes, Shimon Peres na ka shtrënguar dorën.

Nobelisti i Paqes, që kishte për zemër luftën…

Ka edhe nga ata zëra që kujtojnë krimet e Peres. Bombardimet, luftërat e Izraelit në të cilat ai nuk kishte marrë pjesë personalisht, por që i kishte shumë për zemër. Nga një fajkua ishte bërë një pëllumb paqeje, por gjithmonë duke mbetur një politikan. Ai moment që e mban kujtimin e Peres gjallë, ndoshta më se çdo gjë tjetër, është natyrisht çmimi  Nobel për paqen, për ato marrëveshje që u bënë me Rabin dhe Arafat, nëpërmjet të cilave u krijua për herë të parë një dialog konstruktiv midis palestinezëve dhe izraelianëve, për një të ardhme paqësore të përbashkët që ende nuk është arritur./ BORDO/ Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.