KreuCelebrity

Gigi Hadid flet për sulmin në Milano

Gigi Hadid më në fund ka folur për çastin shokues kur një “fans” e ka sulmuar kur modelja ishte duke dalë nga sfilata e Max Mara-s gjatë javës se modës në Milano.

Gigi, ish-volejbolliste e cila ka marrë edhe mësime boksi, kujtoi menjëherë fjalët e trajnerit. “Nuk kam qenë në ndonjë situatë që më është dashur të përdor forcën, por reagimi im erdhi kur ai më kapi me forcë. Nuk ishte një zgjedhje. E kam ‘luftaraken’ brenda meje,” tregon Gigi duke shtuar, “Ndjeva se isha në rrezik dhe kisha çdo të drejtë të reagoja ashtu siç reagova.”

Modelja shpreson që vajzat të kuptojnë rëndësinë e vetëmbrotjes. “Dua që vajzat të shohin videon dhe të dinë se ata kanë të drejtë të mbrohen, nëse janë në një situatë të ngjashme,” thotë Gigi Hadid. “Besimi tek aftësitë e tua mbrojtëse vijnë duke e mësuar veten. Është një përparësi e madhe përballë një situate të pasigurtë.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF