KreuCelebrity

Hillary vs Trump… dueli i ngjyrave!

Kandidatja demokrate zgjodhi të kuqen nga koka tek këmbët, ngjyra e papëve dhe perandorëve, që shkëlqen pa ndrojtje. Një zgjedhje e drejtuar nga nevoja për të frymëzuar pasion, sepse Hillary ka mjaftueshëm staturë presidenciale dhe profesionale.

Nga ana tjetër Trump ka zgjedhur blunë e errët, në tonalitete të ndryshme. Në rastin e tij objektivi është të japë garanci. Në fakt bluja simbolizon besimin, besnikërinë dhe forcën. Gjithçka që Trump ka nevojë të transmetojë dhe që kundërvihet me zgjedhjet e bëra në të kaluarën, me kravatë të kuqe që bie në sy.

Pra zgjedhje ngjyrash plot kuptim. Hillary zgjedh të kuqen e republikanëve dhe Trump blunë e demokratëve, edhe për t’u përpjekur për të hyrë në zemërat e jakave blu që përbëjnë bazën elektorale të demokratëve. Zgjedhje simbolike që tregojnë evoluimin e dy kandidatëve ku Trump i shton forcës dhe energjisë së tij natyrale blunë e garancisë për të marrë një staturë më presidenciale.

Hillary i shton profesionalitetit dhe eksperiencës së saj një të kuqe agresive për të dhënë frymëzim dhe për të hequr idenë e ftohtësisë dhe çarjes që dominon mbi të gjitha mes zgjedhësve, që janë shumë skeptik ndaj saj.

Madje sipas një sondazhi të “Washington Post” tregohet se Trump shihet si më i ndershëm se sa Hillary. Kandidatja demokrate konsiderohet si më e ndreshme nga vetëm 36 për qind e votuesve kundrejt 45 për qind që konsiderojnë Trump si më të ndershëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF