KreuStil Jetese

Ish e dashura rrëfen: Ja si është Brad Pitt në të vërtetë…

 

 

Një nga ish të dashurat e Brad Pitt, ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me akuzat që i janë bërë aktorit se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij Maddox.

Duke folur ekskluzivisht për “Dailymail”, Elizabeth Daily, 55-vjeçe, e cilësoi “hajdutin e zemrave” si një djalë shumë të qetë dhe të sjellshëm, i cili nuk ka shfaqur kurrë shenja dhune me të.

Elizabeth, ishte e dashura e Brad në vitin 1989 kur aktori premtues ishte duke bërë për vete botën e Hollivudit, dhe ata qëndruan miq.

Daily, është një dublante e suksesshme, personazhi i “Tommy Pickles” në filmin e animuar “Rugrts” ka zërin e saj. Ajo mendon se ka shumë mundësi që nëse Brad e ka bërë një veprim të tillë atëherë duhet ta ketë shtyrë Angelina.

“Brad nuk është një burrë agresiv. Ai nuk është sjellë kurrë si një super aktor, por është treguar gjithmonë i sjellshëm dhe i qetë”- ka thënë Elizabeth.

Brad dhe unë kemi qenë miq për një kohë të gjatë, para se ai të takonte Juliette (Lewis). Ai ishte shoku im, dhe gjithmonë është treguar i ëmbël dhe bujar”- shtoi Elizabeth.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF