KreuCelebrity

A është Janet Jackson në pritje të një fëmije?

Janet Jackson nuk ka konfirmuar zyrtarisht se është shtatzënë, por disa fotografi kanë bërë që të ngrihen dyshime mbi këtë fakt. Në foto shfaqet imazhi i rrumbullakosur i Jackson ndërsa largohet nga një dyqan mobiliesh për fëmijë në Londër. Sipas disa burimeve, Jackson ka qenë në dyqan me një pjesëtar të stafit të saj dhe është larguar me një çantë të madhe pas rreth 45 minutash.

Këngëtarja 50 vjeçare nuk ka qenë në vëmendje të medias që nga prilli kur ajo njoftoi se turneu nuk po shkonte mirë për arsye personale. “Mendova se është e rëndësishme që ju ta dini të parët”, – tha këngëtarja në një video në Twitter. – “Unë dhe bashkëshorti im jemi duke bërë plane për familjen tonë, kështu që më duhet të shtyj turneun.”

Jackson është e martuar në vitin 2012 me bilionerin nga Katari, Wissam al Mana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF