KreuStil Jetese

Brad Pitt i sinjalizuar në mënyrë anonime pranë FBI, si po vepron ai…

 

Aktori, i hetuar për “abuzim fizik dhe verbal kundrejt fëmijëve” , ka kryer në mënyrë vullnetare një tes anti alkool dhe droge. Ajo çka Brad po përpiqet të arrijë, është e drejta për “kujdestari të përbashkët” të fëmijëve. Mirëpo Angelina do të jetë vetëm ajo kujdestarja fizike e fëmijëve.

Brad Pitt nuk do më të mbajë gjithë këtë peshë. Duke filluar nga akuza e tmerrshme e “abuzimeve fizike dhe verbale kundrejt fëmijëve”, pas një divorci të shpejtë, shkas për të cilin ndoshta është bërë edhe djali i madh Maddox. Hetimet kanë nisur me sa raportohet, nga një sinjalizim anonim që i është bërë FBI-së…

 

Sipas asaj që raporton “People” dhe “TMZ”, aktori ka shkuar për të kryer në mënyrë vullnetare testin që mat prezencën e substancave alkoolike apo drogërave në trup.

Pitt e ka marrë shumë seriozisht hetimin, sipas hetuesëve ai po bashkëpunon me të gjitha mënyrat.

Gjithçka lidhet me ditën e 14 shtatorit,                                                                                    gjatë udhëtimit të familjes  me avion privat, një ditë para se Angelina të paraqitej nxitimthi për të kërkuar divorcin.

Familja ishte duke shkuar nga Franca për në Los Angeles, ndërkohë që ka lindur një zënkë midis Pitt dhe Jolie-s, ndërsa Maddox mesa duket ka ndërhyrë midis të dyve. Të gjithë ata që e njohin mirë aktorin, shprehen të bindur se ai nuk do të ngrinte kurrë dorë kundër një 15-vjeçari.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF