KreuStil Jetese

Chloé: “Flower Power” plot madhështi

Në sallonin e nderit të Grand Palais të mbuluar nga një aureolë dritash verbuese, shfaqet garderoba verore e femrës Chloé të imagjinuar nga Clare Waight Keller. Një sfilatë e ndarë në dy kohë, ku koleksioni ndërtohet rreth një aleance të riinterpretimit të pamjes marinar dhe universin cigan që i pëlqen shumë kësaj marke.

Pantallonat e gjera poshte, kanatjere të gjera, bluza me jakë “oversize” dhe fustanet me thekë si rreze dielli hyjnë në rezonancë me fustanet e gjata të mbuluara me lule të mëdha me frymëzim romantik

Në fund, kombinime me motive të lulëzuara stil wallpaper shfaqin njërin sup ndërkohë që mbulojnë tjetrin me një fjongo XXL. Për sa i përket të pavdekshmes çantë dore Marice të shtëpisë, është rikthyer në një version mini që mbahet nga një vrimë.  Një himn madhështor me shpirt Flower Power.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF