KreuArt

Muaji i Trashëgimisë Hispanike: Arti dhe martesa e dështuar e Frida Kahlo-s

Periudha prej 15 shtatorit deri më 29 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e njohur si “Muaji i Trashëgimisë Hispanike” me qëllim që njerëzit të njohin kontributin e hispanikëve dhe latino-amerikanëve në trashëgiminë kulturore. Një emër që rri lidhur pas kulturës, veçanërisht artit pamor, është padyshim Frida Kahlo.

Piktorja, lindi më 6 korrik 1907 në Coyocoán, Meksikë me emrin e plotë Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderon. Konsideruar si një nga artistet më të mëdha meksikane, Frida Kahlo filloi të pikturojë pas një aksidenti të rëndë që pësoi kur ishte fare e re. U rrit në shtëpinë e familjes ku u lind, njohur si “Casa azul” (Shtëpia blu). Babai i saj, Wilhelm ishte një fotograf gjerman, i cili emigroi në Meksikë ku njohu dhe u martua me Matilde-n.

Piktorja meksikane Frida Kahlo, artistja e auto-portreteve, e cila u martua me Diego Rivera-n dhe që vijon të admirohet si një ikonë feminist, ka patur një jetë aspak të lehtë. Mjafton të përmendim problemet e vazhdueshme me shëndetin fizik dhe mendor si dhe dy aksidentet e rënda në jetën e saj, që sipas artistes, më i rëndi ishte martesa e dështuar.

Ndërsa Kahlo vijonte të punonte intensivisht, futi disa elemente grafike dhe surrealiste në pikturat e saj. Kështu do të ishte piktura “Henry Ford Hospital”. Më pas do të vinte afresku “Man at the crossroads” (Burri në udhëkryq). Disa nga punët e saj më të vlerësuara janë: “Vetëvrasja e Dorothy Hale”, “Dy Fridat”, “Kolona e thyer”.

Edhe pse ata ishin bashkë, Diego Rivera ishte feminist i njohur i cili kishte lidhje të shumta, përfshirë edhe një me motrën e vogël të Kahlo-s. Në përgjigje të kësaj tradhëtie, Kahlo pret flokët e saj të gjatë, një tipar dallues i artistes. Kjo gjë shkaktoi ndarjen e çiftit në vitin 1939, duke bërë që Kahlo të përfshihej në një tjetër ngjarje depresive të jetës së saj.

Sipas Aleancës Kombëtare për Sëmundjet Mendore, Kahlo ishte diagnostikuar me depresion minor, duke patur parasysh dy ngjarje depresive dhe disa tentativa për vetëvrasjë. Një çekuilibër i dukshëm në personalitet, bëri që shumë historianë dhe kërkues të besojnë se Kahlo vuante nga një sërë sëmundjesh mendore – duke filluar nga çrregullimet e stresit post-traumatik, e deri te bipolariteti dhe shkëputja nga personaliteti.

Një javë pas ditëlindjes së 47-të, Kahlo vdiq më 13 korrik në shtëpinë e saj të dashur blu. Edhe pse ka ende shumë debate rreth mënyrës se si ajo vdiq – nëse ishte për shkak të embolisë pulmonare apo ishte vetëvrasje – Frida ishte një nga gratë më të forta dhe më të guximshme në historinë e artit, ishte një njeri që e jetoi jetën me kushtet e saj, në më të mirën e aftësisë së saj.

Përveç pikturave, nga Frida Kahlo kemi edhe një seri letrash dashurie shkruar për dashurinë e jetës së saj Diego Rivera.

“Diego im. Asgjë nuk krahasohet me duart e tua, me të gjelbërtën e artë të syve të tu. Trupi im mbushet me ty ditë pas dite. Ti je pasqyra e natës, flakërimë e fuqishme e vetëtimës, lagështia e tokës. Nën krahët e tu është streha ime. Gishtërinjtë e mi prekin gjakun tënd. I gjithë gëzimi im është të ndjej pranverën e jetës nga burimi i luleve të tua që mbushin të gjitha shtigjet e shqisave të mia të cilat janë të tuat.”

“Mbrëmë ndjeva se si disa krahë më përkëdhelnin kudo, sikur majat e gishtërinjve të tu kishin buzë dhe puthnin lëkurën time. Nga shtrati i vogël ku jam shtrirë, shikoj linjën elegante të qafës tënde, përsosjen e fytyrës dhe shpatullat e gjera. Nëse nuk të prek, duart, buzët dhe tërë trupi im humbasin ndjesitë.”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF