Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

View Gallery
5 Photos
Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Noizy përgatit “çmendurinë e radhës”…

Noizy  së shpejti “Midis Tironës”…

Ai është padiskutim një nga reperat më të dashur në vendin tonë, por edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. Në rrjetet sociale fansat shprehen të paduruar për këngën e tij të ardhshme, të cilës ai i ka zbuluar deri më tani titullin dhe një sekuencë të shkurtër nga videoklipi. “Midis Tironës” do të quhet kënga më e re që reperi “Noizy” premton të publikojë së shpejti…

“Çmenduria e re” e Noizyt

Me sa duket Noizy i ka lënë pas krahëve, trazirat e bujshme të kohëve të fundit midis grupeve, e gjithë vëmendja e tij është përqendruar te puna, të paktën kjo është ajo çka ai shpreh në rrjetet sociale. “E gjithë vëmendja është përqendruar në një qëllim të vetëm. Përgatituni!”, shkruan Noizy në Instagram, duke e cilësuar atë si një “çmenduri të re”.

 

 Fansat “thyejnë xhamat” për të

Entuziazmi i fansave që Noizy ka në Shqipëri, vihet re në çdo dalje të tij, skenike apo jo. Por jo vetëm këtu, në rrjete sociale reperi ka publikuar një video ku admirues të tij në Zyrih brohorasin dhe trokasin pas xhamave të një salloni, ku ai po kujdesej për flokët, për të tërhequr vëmendjen e tij. Dhe ja dalin mbanë! Reperi duket i lumtur nga ky reagim dhe nuk nguron që të shkojë drejt tyre, në shenjë mirënjohje…

 

 

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.