Shopping jo vetëm në kryeqytetet e modës

Ndryshimi i stinëve vjen edhe me kërkesën për të pasuruar gardërobën. Për ata që kanë mundësinë të bëjnë shopping jashtë vendit, midis destinacioneve të preferuara janë Londra, Parisi dhe Milanoja. Jo rastësisht ndodh kjo. Këto qytete janë shndërruar në kryeqendrën e modës. Megjithatë, për të bërë blerje të mira, nuk është e thënë të zgjidhni gjithnjë qytetet me reputacion në fushën e modës. Të lëna jashtë vëmendjes, disa qytete të vogla kanë çfarë të ofrojnë. Nëse ndodheni në Belgjikë, Luksemburg apo Angli, mos lini pa i futur në axhendë.

Antwerp, Belgjikë

Shtrirë në veri të Brukselit, Antwerp-i është një xhevahir në Evropën veriore. Që nga diamantet, çokollatat, moda më e fundit e veshjeve e deri tek ato të dorës së dytë. Qyteti është i njohur edhe për “Antwerp Six”, një grup stilistësh të modës progresive.

Luksemburg

I njohur ndryshe si “parajsa fiskale”, Luksemburgu njihet edhe për vitrinat jashtë dyqaneve në rrugët e ngushta, në të cilat nuk mungojnë baret dhe restorantet. Në qendrat tregtare mund të gjeni butikë me shumëllojshmëri zgjedhjeje dhe me ulje thuajse gjatë gjithë sezonit.

Norwich, Mbretëria e Bashkuar

Norwich-i është shtëpia e tregut të gjërave antike dhe dyqaneve me fjalën e fundit të modës. Qyteti lindor ka shumë për të ofruar, përveç dy qendrave tregtare të cila ngopin urinë e atyre që duan të bëjnë shopping.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.