KreuStil Jetese

Sulmoi Kim Kardashian dhe Gigi Hadid, ja kush është agresori

I njëjti person, i cili gjatë javës së kaluar u përpoq për të marrë në krah modelen Gigi Hadid në Javën e Modës në Milano – duke marrë në këmbim një goditje në fytyrë – ka sulmuar dhe Kim Kardashian gjatë eventit të “Fashion Week” në Paris, duke u përpjekur për ta puthur afër fundshpinës. Emri i këtij personi është Vitalii Seduik, është ukrainas dhe njihet si ngacmues ose sulmues ndaj njerëzve të famshëm në të kaluarën. Menjëherë pasi Seduik-u iu afrua Kardashian-it, rojet e modeles e ndaluan: por është e paqartë nëse ai është arrestuar. Seduik nuk është hera e parë që sulmon Kardashian-in, një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2014, sërish gjatë Fashion Week.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF