KreuStil Jetese

Balmain: Epoka e re

Balmain army ul armët. Nëpërmjet këtij koleksioni pranverë-verë 2017, nuk është “glamazone”, modelet luftëtare, që Olivier Rousteing, drejtori artistik i shtëpisë franceze kërkoi të sfilojë por një femër e re Balmain, më e qetë, me vetëbesim, femërore më shumë se kurrë.

“Mendova për këtë koleksion si për gjitha femrat që guxojnë të shfaqin butësinë e tyre, për ato që e dinë se nuk kanë më gjë për të provuar pasi e dinë sa vlejnë, ato që kanë mësuar të duhen, të duan edhe format e veta, diçka që i bën edhe më të forta”, thotë stilisti.

Ky koleksion reflekton këtë gjendje shpritërore. Shpatullat janë rrumbullakosur duke zbutur armaturat e dikurshme, materjalet janë mët ë freskëta, bluza të lehta, vello prej mëndafshi… minit i lenë vendin pantallonave, fundeve apo fustaneve të gjata që përkëdhelin lëkurën.

Pamja Balmain shpreh gjithnjë një farë ideje të glamurit dhe sensualitetit, megjithatë me një formë të re të lehtësisë. Në rrjeshtin e parë. Kourtney dhe Kim Kardashian, në një fustan të punuar me grep krejtësisht transparent që tërhoqi vëmendje dhe gjithë fotografët… të gjithë duartrokitën këtë metamorfozë të femrës Balmain.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF