Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

View Gallery
5 Photos
Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

Beyonce prezanton koleksionin e ri Ivy Park

Në prill të këtij viti Beyonce prezantoi linjën e saj të veshjeve sportive, një markë me çmime të përballueshme në mbi 50 vende të ndryshme. “Ivy Park”, pas suksesit të sezonit të kaluar, rikthehet me koleksionin e vjeshtës.

Këngëtarja është pjesë e fushatës dhe shihet e veshur me streçe dhe pjesën e sipërme me logon e markës. Në videon zyrtare të fushatës, Beyonce ushtrohet dhe kërcen bashkë me balerinët e turneu të saj botëror “Formation”. Në disa sekuenca shfaqet 35 vjeçarja me bashkëshortin e saj Jay-Z dhe vajzën Blue Ivy, përfshirë skenat familjare gjatë pushimeve dhe udhëtimeve me jaht. Aty Beyonce duket mjaft në formë me trupin elastik dhe energjik. “Unë e mësoj trupin tim çdo ditë që të mund të shkojë edhe më tej,” – shprehet këngëtarja. “E di që trupi im ka mësuar se si të përkulet dhe jo të thyhet. E di se çfarë është i aftë të bëjë. E kam parë të performojë mrekullira.”

Koleksioni i vjeshtës përfshin bluza që ekspozojnë barkun, badi, pantallona të shkurtra etj. Përveç veshjeve njëngjyrëshe, risi janë copat e printuara kamoflazh në ngjyrë ushtarake dhe vishnje.

Kur vendosi të ketë një linjë të sajën, Beyonce më herët qe shprehur: -“Kur jam duke punuar dhe duke bërë prova në asnjë veshje sportive nuk ndihesha vetvetja. Qëllimi im me ‘Ivy Park’ është të shtyj kufijtë e veshjeve sportive si një mbështetje dhe frymëzim për vajzat dhe gratë, të cilat e kanë kuptuar që e bukura është më shumë se sa thjesht pamja e jashtme. Bukuria e vërtetë është në shëndetin e mendjes, zemrës dhe trupit tonë. Kur ndihem fizikisht e fortë, unë jam dhe mendërisht e fortë. Ndaj doja të krijoja një markë që t’i bëja gratë të ndjehen njësoj si unë.” – përfundon Beyonce.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.