Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

View Gallery
6 Photos
Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Britney Spears: “Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme”

Në pothuajse një dekadë, princesha e pop-it është divorcuar dy herë, humbi përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve të saj, si e mbyll në një qendër psikiatrie, ku përpos problemeve, e shoqëruan drama për karrierën e saj. Me ndihmën e familjes dhe skuadrës së saj të menaxhimit, Spears arriti ta kalonte këtë situatë dhe të rikthehej në muzikë, duke publikuar albumin e saj ‘Glory’. E ftuar në një show televiziv, Britney reflektoi dhe njëherë mbi atë periudhë të vështirë. ”Unë i pëlqej të tridhjetat e mia, më shumë se të njëzetat. Të njëzetat e mia ishin të tmerrshme. Adoleshenca ime ka qenë qejf, por prap unë jam më e lumtur tani që jam në të tridhjetat. Në këtë moshë ti e di vërtetë kush je.”- u shpreh artistja 34 vjeçare.
Sigurisht, Spears ndihet nervoze se çfarë do të ndodhë me djemtë e saj Sean dhe Jaden Federline, të cilët janë 11 dhe 10 vjeç, kur ata të jenë adoleshentë. ”Është pak e çuditshme. Jam nervoze, sepse e di që mosha 12, 13, 14 dhe 15 do të jetë e frikshme, e unë do të them: ‘Djem, ejani në shtëpi dhe më ndihmoni!”’, – u shpreh këngëtarja. ”Por tani është një moshë fantastike për ta, ata janë ende fëmijë.”
Spars së fundmi kishte dhe një bebe tjetër: albumin e saj Glory, i cili u cilësua si albumi më i mirë i saj debutues në Mbretërinë e Bashkuar, këto 9 vite të fundit.
”Më ka marë vërtetë shumë kohë ky album, pothuajse 2 vite e gjysmë, por kam punuar me njerëz të mrekullueshëm. Ishte vërtetë shumë shumë mirë. Isha nervoze dhe thoja shpesh: A do ta pëlqejnë njerëzit? Por funksionoi!”- tha Spears.
Albumi mendohet të jetë frymëzues, referuar fjalëve të Spears. Në të kaluarën artistja kërkonte për dashurinë në vende të gabuara. Tani, të gjejë një partner nuk është më aq e rëndësshme për të. ”Jam në një pozicion shumë të mirë tani, pra tani jam thjesht… duke dashuruar dhe zbuluar veten time çdo ditë. Është OK të jesh single, totalisht OK.”- shtoi artistja.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.