KreuStil Jetese

Dedikimi i Kastro Zizos: Më mungon në çdo qelizë…

Fansat e tij e shohin thuajse përherë karizmatik dhe me batutat gati, por ai është përpos të tjerave një njeri i ndjeshëm, edhe kur bëhet fjalë për dhimbje të mëdha si humbja e një njeriu të zemrës, diku kjo vuajtje reflektohet. Kështu ka ndodhur me këngëtarin dhe tekstshkruesin Kastro Zizo, i cili ka kujtuar  nëpërmjet një statusi në Facebook, nënën e tij të shtrenjtë që është ndarë nga jeta 6 muaj më parë…

“Kaluan 6 muaj dhe unë ende se besoj që nuk je më mes nesh! Më mungon në çdo qelizë…fjalët e tepërta veç do më shtonin dhimbjen! Jeton me ne në çdo moment…”- ka shkruar këngëtari…

Kanë qenë të shumtë miqtë edhe admiruesit që i kanë dhënë këngëtarit forcë duke u munduar ta ngushëllojnë në Facebook, si Orgesa Zaimi, Olti Curri, Kozeta Kurti etj.

Ndër ta është edhe aktorja Marjana Kondi, fjalët e së cilës janë një mesazh i ngrohtë në një rast të tillë:

“Gjej motiv të bukur dhe jeto duke kujtuar mamin, ndryshe ne që jemi të ndjeshëm vetëm se vdesim nga brenda”- i shkruan përzemërsisht ajo…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF