Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

View Gallery
8 Photos
Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Eugena Aliu: ”Ju rrëfej eksperiencën time në The Voice Turkey”

Nga Daljana Sejdia

Eugena Aliu, shqiptarja që u bë pjesë e The Voice Turkey, është më shumë se thjesht një zë i mirë i skenës shqiptare. Karriera e saj ka nisur që në moshë fare të vogël, ku Eugena, e cila rrjedh nga një familje këngëtarësh, ruan ende regjistrime teksa këndonte në shtëpi e pandrojtur. Gjithçka nisi rastësisht në kompeticionin ”O Ses Turkey”, ku Eugena po shihte disa video në internet e më pas vendosi të merte pjesë në audicionet e kësaj gare, duke mos ditur fare gjuhën , por thjesht kishte një dashuri të madhe për muzikën turke, e sidomos këngëtaren Ebru Gundes. Ajo nuk ishte e panjohur për tregun shqiptar, pasi më parë kishte lançuar dy këngë shoqëruar me klipe si dhe një bashkëpunim me Adelina Tahiri. Eugena, flet dhe njëherë për Bordo, të gjithë eksperiencën e saj në The Voice Turkey, si u ndje para publikut turk si dhe projektet e saj për të ardhmen.
Eugena, si ka nisur gjithçka për ty, dashuria për muzikën?
Në moshë fare të vogël. Mesa mbaj mend që kur kam filluar të flas, kam qenë tre vjeç e gjysmë, ku kam ruajtur regjistrimet e para. Unë rrjedh nga familje muzikantësh, andaj babi më ka filmuar gjithë kohës teksa këndoja.
Cilat janë angazhimet tuaja perveç muzikës?
Në këtë vit shkollor unë përfundova studimet master për shkollën e avokatisë. Për momentin nuk jam në një punë, por do të kisha dëshirë të ushtroja profesionin tim në fushën e drejtësisë.
Si lindi ideja për të marë pjesë në The Voice Turkey?
Rastësisht. Po dëgjoja këngë në Youtube dhe mu shfaqën disa video të The Voice Turkey. Aty pashë që ishin të pranueshme dhe këngë që unë këndoja, të rrymës arabesk. Një arsye tjetër që vendosa të mar pjesë ishte kur pashë që në juri ishte Ebru, trajnerja e cila më pas më përzgjodhi. Të gjithë njerëzit më thonin pse nuk e tenton, pasi zëri im është shumë i përshtatshëm për të kënduar këngë turke.
Si ishte atmosfera në garën e këtij kompeticioni? A u mirëprite nga publiku?
Po, që në momentin që kam dalë në skenë, më kanë shoqëruar me duartrokitje dhe kjo për mua ishte një stimul i madh. E gjendur para një publiku të huaj emocionet ishin të mëdha. Pavarësisht se çdo kompeticion ka ato të vetat, fakti që u pëlqeva nga publiku për mua do të thotë shumë.
Si u ndjeve në skenë?
Çdo skenë ka emocionet e veta, si pozitive ashtu dhe ”negative”. Negative në thonjëza pasi edhe pse mund të të sjellin disa shqetësime të vogla, nëse arrin ti menaxhosh kthehen në emocione pozitive. Isha para një publiku të huaj, po këndoja në një gjuhë që nuk e dija fare dhe kisha vetëm një përkthim të përgjithshëm, për të cilin më ndihmoi vëllai im. Produksioni zgjodhi të këndoja një këngë të Ebru Gundes, e unë gjendesha para saj duke kënduar një këngë hit në Turqi.
Çfarë ndodhi pasi u përzgjodhe në fazën e audicioneve?
Atëherë për të sqaruar publikun shqiptar, i cili sigurisht nuk ka kuptuar komentin e jurisë në momentin që jam prezantuar në konkurim, unë u prezantova në The Voice Turkey pasi kisha kaluar disa faza paraprake para se të dilja në transmetim. Natën e konkurimit, në fakt teksa po këndoja më kapën emocione sepse nuk po kthehej asnjë nga juria. Pak para përfundimit të këngës u kthye vetë Ebru, e pjesa tjetër e jurisë shtypi butonin pasi kishte mbaruar kënga. Po të dëgjojmë komentet, anëtarët e jurisë pohojnë se nuk u kthyen jo se nuk ishin të bindur, por i takonte Ebru-së të kthehej, meqënëse ishte kënga e saj. Ebru vendosi të ngjitej në skenë dhe e këndoi vetë këngën e saj, por kjo video nuk doli kurrë në transmetim. Madje ajo postoi dhe një foto në profilin e saj në Instagram, nga ajo natë dhe vetë publiku filloi të pyeste që pse nuk arritëm të shikonim Ebru-në duke kënduar. Pasi u përzgjodha në këtë fazë, duke pasur dhe vështirësi me gjuhën nuk mora asnjëherë një përgjigje të qartë se sa duhej të qëndroja, nëse isha kualifikuar për më tej apo jo. Më ftuan sërish për audicion, krejt papritur, e në momentin që u paraqita nuk gjeta mbështetje nga vetë trajneria ime, Ebru. Pasi këndova e fundit pas 100 konkurentëve, më komunikuan njerëz të tjerë, e jo trajneria se nuk mund të vazhoja më. Ne fakt qesha, sepse kuptova që ishte diçka e qëllimshme, pasi dhe më parë ishin fshirë video të konkurimit tim nga Youtube të cilat kishin shumë shikime.
Si je mirëpritur nga publiku shqiptar, pati komente?
Pati komente,të gjitha pozitive. Përveçse nga publiku dhe media dhe njerëz publikë kanë shpërndarë videon dhe këtë nuk e prisja.
Keni publikuar dhe tre videoklipe? Mund të na flasësh pak mbi këto projekte ?
Kënga e parë ka dalë në vitin 2012, është këngë paska komerciale që kërcehet dhe është pritur mirë. Është një këngë e preferuar e imja, me pak ritëm ballkanik. Balada ‘Të dua ty’, është kompozuar nga Elgit Doda, sigurisht me disa ndërhyrje të miat, pasi kam dëshirë të jem vetvetja në atë që bëj.  Kënga tjetër vjen në bashkëpunim me Adelina Tahiri. Ajo ndodhej në studion e Elgitit, dëgjoi zërin tim, i pëlqeu dhe nëpërmjet tij ne realizuam bashkëpunimin. Mu duk një ide interesante, pasi bashkëpunimet ndërmjet femrave janë të rralla. Unë u futa në studio, improvizova vetë diçka dhe më pas tekstin e pjesës ku këndoj unë e shkruajta vetë.

Nëse do të duhej të zgjidhje. Një avokate e suksesshme apo një këngëtare e suksesshme?
Për pjesën e këndimit, deri diku, ia kam arritur. Suksesi nuk ka fund, pasi çdo ndryshon, duhet të jesh e update-uar me të rejat e fundit, po gjithsesi në fushën e këngës ndihem shumë mirë. Nëse do më duhej të zgjidhja siguirisht do ta kisha shumë të vështirë pasi i kam dy dashuri, që nuk i ndaj dot.

Projektet e tua për të ardhmen?
Pas përfaqësimit në The Voice Turkey, kam dëshirë të vij me projekte të reja por vetëm. Mund të vij dhe me një bashkëpunim por nuk kam menduar diçka konkrete. Komentet dhe mesazhet janë të shumtë dhe të gjithë kryesisht më kërkojnë të vij me një këngë timen.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.