Fansat: Përse mendojmë se Avril Lavigne ka vdekur…

View Gallery
10 Photos

A ka vdekur Avril Lavigne në 2003? Rikthehet teoria e çuditshme – dhe disa fansa e besojnë atë…

Ka shumë teori qesharake konspiracioni lidhur me të famshmit, duke nisur nga vdekja e shtirur e Tupac-ut e deri tek fantazma e Michael Jackson

Teoria e fundit që qarkullon në web me siguri që i mund të gjitha: fansat e Avril Lavigne mendojnë se këngëtarja është ndarë nga jeta në vitin 2003 dhe është zëvendësuar me dikë të ngjashme që vazhdoi karrierën e saj.

Thashethemet në fakt kanë vite që qarkullojnë, por që zërat janë riforcuar përsëri pasi këngëtarja festoi 32 vjetorin e saj të enjten.

Ajo që thuhet është se Avril është larguar nga jeta për shkak se ra në depresion ngaqë albumi i saj nuk pati sukses, por gjithashtu edhe nga hidhërimi për vdekjen e gjyshit të saj.

Kompania e saj muzikore sipas zërave e mbuloi mungesën e këngëtares me një imituese të saj Melissa Vandella. Të jetë kjo e vërtetë?

Ata që kanë përhapur këto zëra kanë sjellë disa detaje të cilat i gjen të diskutuara nëpër forume si për shembull, që prej asaj kohe ajo ka një autograf të tjetërsuar, dhe zëri i saj nuk është më i njëjti…

Gjithashtu, sipas fansave, këngëtarja tani ka një formë të ndryshme të fytyrës, edhe hunda e saj madje nuk është e njëjta.

Avril Lavigne informon mbi ecurinë e shëndetit të saj ( ajo vuan prej sëmundjes Lyme) – doktori buzëqeshi kur vërejti “progresin”.

Qindra mesazhe ngushëllimi i janë përcjellë në faqen Braziliane dedikuar yllit..

Po në këtë faqe është publikuar lajmi i trishtë, që disa nga admiruesit e saj besojnë të jetë i vërtetë…

“Rreth orës 11 paradite, të hënë ( 26 shtator, 20160, këngëtarja jonë e dashur Avril Lavigne u largua nga jeta. Ajo lindi në 27 shtator, 1984 në Belleville.

“Lavigne do të na mungojë por nuk do të harrohet”…

Ndërsa për Jackson mund të urojmë të kundërtën, për këngëtaren e re shpresojmë të jenë vetëm thashetheme dhe që ajo të gëzojë shëndet të plotë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.