Gjermani: Foshnja gjendet brenda në valixhe bashkë me eshtrat e një fëmije tjetër

Një 22 vjeçare është nën hetim për vrasje pasi policia gjermane gjeti një valixhe në apartamentin e saj, brenda së cilës ishte një vajzë e porsalindur bashkë me pjesë të skeletit të një fëmije tjetër. Prokuroria e Hanoverit bën me dije se një djalë 19 vjeçar, i cili jetonte me 22 vjeçaren në veri të qytetit, zbuloi rastin dhe raportoi në polici.

Autoritetet e dërguan menjëherë foshnjën në spital dhe ajo tani është në gjendje të stabilizuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Hanoverit, Kathrin Soefker, njofton se hetuesit po kërkojnë të përcaktojnë se kush është babai i fëmijëve. Ndërkohë po bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes së fëmijës tjetër.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet me dije sipas ligjit gjerman të privatësisë, është arrestuar si e dyshuar për vrasje dhe tentativë për vrasje.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.