Migrimi, si një nga vlerat më të mëdha të lirisë së njerëzimit te “Marubi”

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut përfundon sonte. Sipas Kujtim Çashkut, migracioni në thelb është revoltë dhe dalje nga çdo tendencë e njeriut të vetizoluar

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të të Drejtave të Njeriut  mbyllet nesër në mbrëmje. Përgjatë këtyre ditëve tek Akademia “Marubi” janë trajtuar tema të ndryshme dhe janë prezantuar filma, që kanë në fokus liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Tema e përzgjedhur është migracioni. Problematikat që janë trajtuar përgjatë këtyre ditëve përkojnë me shqetësimet, që prej 26 vitesh është duke i përjetuar edhe shoqëria shqiptare. Drejtori Ekzekutiv i IHRFFA-së Z. Kujtim Çashku, është shprehur se: “Sot, më shumë se kurrë janë vënë në pikëpyetje një sërë vlerash morale dhe etike. Këto vlera lidhen ngushtë me ndjesitë e  shpresës, besimit dhe marrëdhënies me të vërtetën. Migracioni në thelb është kontestim, është revoltë, është njohje dhe dalje nga çdo tendencë e njeriut  të vetizoluar…

Migrimi tek e fundit është një vlerë nga vlerat më të mëdha të lirisë dhe pasurisë së njerëzimit”. Nga 2300 filma që konkurruan nga e gjithë bota u përzgjodhën për t’u prezantuar për publikun e Tiranës vetëm 45 prej tyre.

Në këtë edicion risi ishte edhe zgjerimi i rrjetit të vendeve ku përgjatë një jave janë shfaqur filmat e përzgjedhur. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multi
medias “Marubi”, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Universitetit “Polis” dhe Unive
rsitetit Evropian të Tiranës, filma të tjerë u shfaqen edhe në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Rinore te Ministr
ia e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe tek instalacioni “Reja”, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.