KreuArt

Mimoza Selimi: Vitet kalojnë, gjithçka ndryshon

“Vitet kalojnë. Gjithçka lëviz, ndryshon.” – janë disa rreshta të këngëtares Mimoza Selimi në një postim të sajin në Facebook. Në hapësirën e kujtimeve, që ky rrjet social të mundëson të rikthesh çaste të së shkuarës, Mimoza ka ndarë me miqtë e saj disa fotografi të postuara më herët. Këto fotografi tregojnë ndryshimin e këngëtares në vite. “Kënga ime është gjithmonë pranë meje, gëzimi dhe balsami më i mirë për dhimbjet e shpirtit.” – shkruan këngëtarja. “Faleminderit nga zemra të gjithë ju miqtë e mi të shtrenjtë që jeni gjithmonë pranë meje, e bashkudhëtarë të jetës sime. Zoti ju bekoftë!” – mbyll postimin e saj Mimoza, e cila jeton në Lozanë të Zvicrës.

Këngëtarja Selimi ndonëse larg Shqipërisë, vijon t’i dedikohet pasionit të saj, muzikës. Mimoza prezanton muzikën shqiptare në dhjetra koncerte jo vetëm aty ku jeton, por edhe në vende të tjera të Evropës madje dhe në Amerikë. Duke mos bërë kompromis më artin e rremë, Mimoza përpiqet të ruajë me fanatizëm muzikën e vërtetë shqiptare.

Për të qenë më afër fansave dhe publikut që e do, këngëtarja shpesh zgjedhë komunikimin video përmes Facebook-ut duke ndarë momente nga e përditshmja dhe puna e saj. Mes atyre që e ndjekin drejtpërdrejt janë edhe nostalgjikët e muzikës së lehtë dhe qytetare shqiptare, të cilët kërkojnë që Mimoza të interpretojë disa nga këngët që kanë lënë gjurmë, “Flas me shiun” apo dhe “Eja o engjëll”. Jo vetëm për nostalgjikët, por edhe për ata që duan artin e vërtetë, urojmë që Mimoza Selimi të vijë për publikun shqiptar në Shqipëri me një koncert apo me një këngë të re.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF