“Ndërmjetësja e superfuqishme” e Jolies, frymëzoi personazhin e “Olivia Pope”

View Gallery
6 Photos

Skuadra e divorcit të Angelina Jolie është duke punuar me të superfuqishmen, “zonjën e ligjit” që frymëzoi filmin “Scandal’s” të Olivia Pope

Skuadra e Jolie-s ka kërkuar ndihmën e menaxheres legjendare të krizave Judy Smith, e cila tani do të merret me divorcin Brangelina në mbrojtje të aktores.

Shumë burime kanë vërtetuar për revistën “People” që Smith, e cila frymëzoi personazhin e fiction-it tek “Scandal”, është duke u konsultuar me skuadrën e Jolie-s për të përpunuar të gjitha detajet në lidhje më këtë divorc…

“Judit i është kërkuar që të konsultohet me skuadrën që punon me Angelina-n në lidhje me negociatat e mundshme të divorcit”, sipas asaj që burime të afërta i kanë raportuar revistës “People”. “Judi dhe skuadra e saj kanë një histori të gjatë në lidhje e çështjet që janë folur shumë në publik, dhe vështirë se mund të gjendet dikush tjetër që di të ndikojë për vendime të shpejta dhe të matura”.

Smith është aktualisht pronarja e “Smith & Company” – një nga firmat më  me reputacion të ShBA, që meren me menaxhimin e krizave. “Ndërmjetësja” 57-vjeçare ka zgjidhur me sukses çështjet ligjore të shumë personave të famshëm duke përfshirë Michael Vick, Paula Deen dhe Monica Leënisky.

Ka qenë pikërisht periudha që ajo ka punuar si sekretare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në të cilin është bazuar personazhi i Olivia Pope në filmin “Scandal”, ku përpos të tjerave ajo është edhe producente.

Dhe kështu pas ardhjes së Smith, Jolie ka krijuar një skuadër të fuqishme që me shumë gjasa do ta favorizojë në ndarjen me Pitt. Avokatja që merret me divorcet e të famshmëve Laura Wasser është një tjetër përfaqësuese e aktores.

Brad Pitt gjithashtu është duke krijuar skuadrën e tij ligjore, pjesë e së cilës është edhe avokatja e famshme që merret me të drejtën familjare Lance Spiegel.

                                                                                                 /Bordo/ Përshtati:Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.