Sheshet më të bukura në Evropë

Janë të shumta atraksionet që na tërheqin për t’i vizituar kur sapo shkelim një vend që nuk e kemi parë më herët. Një ndërtesë kulti, muzeume, rrugë karakteristike apo dhe sheshe. Do të ndalemi te këto të fundit për të bërë një guidë së bashku në disa nga sheshet më të bukura në Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Çeki dhe Rusi.

Place des Vosges, Paris

Një nga sheshet më të vjetra në Paris, inauguruar në vitin 1612, për të kremtuar martesën e mbretit Luigji i XIII dhe mbretëreshës Ana të Austrisë.

 

Piazza San Marco, Venezia

Ky shesh është zemra e Venecias dhe shpesh e tejmbushur nga turistët.

Old Town Square, Prague

Sheshi i pjesës së vjetër të qytetit tërheq turistët me kishat gotike, me orën astronomike të mesjetës, me baret dhe restorantet e shumta.

Plaza de Espana, Seville

Përfunduar në vitin 1928, sheshi më i madh i qytetit rrethohet nga një kompleks ndërtesash gjysmërrethore dhe nga urat e këmbësorëve.

Piazza di Spagna, Rome

Ky shesh është gjithnjë i vizituar nga turistët. Në mes të tij ndodhet shatërvani Barcaccia i Bernini-t ndërsa në cep është shtëpia e shkrimtari John Keats.

Palace Square, St. Petersburg

Dominuar nga stili barok i “Pallatit të dimrit”, këtu janë mbajtur disa nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Rusisë, përfshirë masakrën “E diela e përgjakshme” (1905) si dhe pjesë nga “Revolucioni i tetorit” (1917).

St. Peter’s Square, Vatican

Vendosur përballë bazilikës së Shën Pjetrit, ky shesh është i mbipopulluar të dielave në mesditë, kur Papa mban fjalimin e shkurtër nga dritarja e tij dhe kremton lutjet.

Gendarmenmarkt, Berlin

Sheshi më i bukur në Berlin është i dominuar nga “Konzerthaus” (Holli i koncerteve), “Katedralja franceze” dhe “Neue Kiche” (Kisha e re).

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.