“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

View Gallery
6 Photos
“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

“Shpulla” e Hillary për Trump, pas ankesës për mikrofonat

 

 Mbështetësit e Trump, të prirur për të besuar çdo gjë…

Shumë nga përkrahësit e Trump, jetojnë në një univers të gjallë dhe emocionues pa iu përmbajtur kufijve të realitetit. Ndër hobet e tyre të preferuara është të shpikin komplote për kandidaten kundërshtare, Hillary Clinton dhe këto ditët e fundit ata na kanë dhënë çdo arsye për tu bindur se mbështetësit e Trump besojnë çdo gjë.

Hipoteza e tyre e fundit, ka lidhje me “pajisjen e fshehtë” poshtë rrobave të Mrs.Clinton. A ishte ajo një lloj kufjeje? Apo ishte një pajisje që dërgon impulse në tru në mënyrë që të lehtësohen simptomat e sëmundjes së Parkisonit?

 

“Trump e di se e humbi debatin, ndaj si mbetet veçse të ankohet për mikrofonat”

Sipas “CNN”, në sytë e Hillary Clinton, Donald Trump e di se ai humbi në debatin e të hënës mbrëma.

Clinton, duke folur me reporterët në avionin e saj, u shpreh në lidhje me debatin e parë presidencial që  patën me Trump në “Hofra University”. Ish-sekretarja e shtetit rrëfeu se ajo kishte kaluar një natë të shkëlqyer edhe se Trump, i cili po ankohet për mikrofonin pas debatit, e di se ka humbur.

Kur ajo ishte duke u larguar nga reporterët, Clinton u pyet në lidhje me ankesat e Trump. Pa mundur të rezistojë, ajo u kthye dhe tha duke buzëqeshur, “Kushdo që është duke u ankuar për mikrofonat me siguri nuk ka kaluar një natë të qetë”.

Sondazhet: Debati u fitua nga Hillary

Pas debatit të së hënës, Trump u shpreh se mikrofoni i tij në skenë ishte “difektoz”.

Mikorfoni im ishte difektoz, /iu tha ai reporterëve. “Pyes veten, me çfarë qëllimi?Në sytë e shumë ekspertëve politikanë dhe sondazheve post-debat, Clinton dha më të mirën në debatin e së hënës kundrejt Trump-it, gjatë 90-minutave që patën në dispozicion.

                                                                                                        /Bordo/ Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.