KreuCelebrity

Armina Mevlani tani edhe në revistën “Elle”!

Prej disa kohësh Armina Mevlani është në qendër të vëmendjes së medias shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Përtej kuriozitetit për jetën private nga media vendëse, revistat dhe portalet e huaja kanë patur Arminën në fokus për stilin e saj. Më e fundit ka qenë revista prestigjoze e modës “Elle” që ka renditur blogeren e modës në radhën e personazheve të veshur më bukur.

Bëhet fjalë për edicionin spanjoll dhe anglez të revistës “Elle” që midis dhjetëra femrave të cilat frymëzojnë me look-un e tyre ishte dhe Armina Mevlani me paraqitjen e saj nê javën e modës në Milano dhe Paris. “E lumtur që jam pjesë e revistës prestigjoze ‘Elle’ midis më të famshmeve në botën e modës.” – shkruan Armina në një postim në Facebook.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF