KreuStil Jetese

Dior pranver-verë 2017: Sportivitet dhe elegancë!

Të premten në mbrëmje, më 30 shtator 2016, Maria Grazia Chiuri prezantoi sfilatën e saj të parë për shtëpinë Dior në zemër të muzeut Rodin. Ku femra e re Dior është njëkohësisht sportive dhe elegante. Sfilata u hap me një veshje të bardhë që shkëlqente.

Por për t’u përmendur janë edhe emrat e spektatorëve, që janë një vlerë e shtuar e kësaj marke. Kate Moss, Diane Kruger, Laetitia Casta, Natalie Portman, Jennifer Lawrence, Camille Rowe, Carla Bruni, Marion Cotillard që kishte edhe ditëlindjen… rrjeshti i pari në sfilatën Dior kishte mbledhur shumë të famshme, madje Rihanna bëri një hyrje që bie në sy pak para fillimit të show-t.

I varuri, hëna, ylli , i dashuruari, paqja, djalli… si detaje që vijnë nga ëndërrat, figurat e famshme të leximit të fatit me letra shfaqen në fustane të lehta apo pulovra. Një prekje poetike e kombinuar me motive të çmuara.

E bardhë e pastër, e zezë e thellë, e kuqe e fuqishme, gri e butë, rozë e lehtëMaria Grazia Chiuri u ka zgjedhur një gamë ngjyrash njëkohësisht klasike dhe të pastra. Modelet e saj njpngjyrëshe privilegjojnë materialet e bukura dhe prerjet e dukshme. Një femër Dior e rafinuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF