Gisele Bundchen dhe Tom Brady pushime në Positano, edhe nga dieta strikte

Është shumë e famshme dieta e modeles Gisele Bundchen dhe sportistit Tom Brady. Shefi i tyre personal i kuzhinës zbuloi më herët gjatë këtij viti se çifti i nënshtrohet dietës që konsiston në 80 përqind perime dhe drithëra, dhe 20 përqind mish pa dhjamë.

Por këtë herë Gisele dhe Tom, bashkë me pushimet në Positano, Itali, po bëjnë pushim edhe nga regjimi strikt ushqimor. Çifti i lumtur është fotografuar duke ngrënë patate të skuqura, sanduiçe dhe sallatë gjatë darkës në tarracën e hotelit.

Po cila është dieta e tyre?
Ndërsa shumë personazhe të famshëm si Gwyneth Paltrow ose Beyonce që promovojnë lëngjet e gjelbërta detoksikuese, Gisele dhe Tom konsumojnë një varietet ushqimor të pasur e të shëndetshëm.

Shefi i tyre personal, Allen Campbell, zbulon se Gisele konsumon vetëm produkte organike dhe të vendit dhe asnjëherë ushqime të modifikuara gjenetikisht. Në dietën ditore ata konsumojnë perime, drithëra, mish pa dhjamë, peshk dhe pak fruta. Gisele nuk konsumon sheqer, vaj kanola, kripë të jodizuar, kafe, kafeinë, kërpudha, bulmet dhe gluten.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.