KreuStil Jetese

Marrëveshja e Brad dhe Jolie, kujt iu dha kujdestaria e fëmijëve…

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje të përkohshme në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas TMZ-së, Jolie-s i është dhënë kujdestaria e plote fizike e gjashtë fëmijëve. Raportohet se Pitt do të ketë të drejtën për të vizituar fëmijët, herën e parë që ai do të takohet me ta do të jetë i monitoruar nga një terapist që ka autoritetin të lejojë apo të ndalojë vizita të pamonitoruara. Përpara takimeve duhet që të sigurohen gjithashtu se Brad nuk ka përdorur alkool apo substanca të tjera , pasi Angelina e ka akuzuar se ka një problem me pijen.

Përpos marrëveshjes për kujdestarinë, familja do të fillojë të ndjekë edhe seanca terapie. Jolie dhe Pitt do të ndjekin seanca terapie individuale si edhe në grup me gjashtë fëmijët e tyre.

Marrëveshja, për të cilën Jolie ishte shumë e lumtur, do të zgjasë tre javë para se gjykata të vendosë ndoshta rregulla të tjera.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF