Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

View Gallery
6 Photos
Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Ndahet Afërdita Dreshaj nga i dashuri milioner?

Edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon karrierën e saj si modele, Afërdita Dreshaj e ka bërë tashmë zakon të shkaktojë zhurmë në botën e showbiz­it shqiptar me historitë e saj personale. Kësaj here flitet për një ndryshim të rëndësishëm në jetën private, ndarjen nga i dashuri i saj milioner çek, Jakub Kindl, shkruan “Panorama Plus”. Dy vite pasi deklaroi për Afërditën se kishte rënë në dashuri, marrëdhënia e tyre ka hyrë në krizën e ndarjes. Dyshimet e para se lidhjes 3­ vjeçare i ka ardhur fundi i ka ngritur “Prive”, nisur nga fotot që modelja poston në rrjetet sociale. Mungesa e fotove çift në rrjetet sociale (që është në stilin e Afërditës) ka konfirmuar në njëfarë mënyre fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj. Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30­ vjetorin e Dreshajt.

Kindl, 28­vjeçar, ishte dashuria e re e Afërditës që nisi pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi. Edhe pse në intervistat e saj të para në Tiranë nuk e përmendi emrin e tij, të gjitha mediat e kishin zbuluar tashmë historinë e saj me milionerin çek, një hokeist i njohur. Nuk u desh shumë kohë dhe ajo e prezantoi me mamanë e saj, në një restorant luksoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhurata e tij e parë shumë speciale dhe e shtrenjtë që i bëri Afërditës ishte për 28­vjetor, një makinë e bardhë, tip “Porsche”, për t’u pasuar me pushime të shtrenjta në të gjithë botën. Ajo e nisi këtë lidhje pas thashethemeve se ishte fotografuar me Leonardo di Caprion, ndërkohë që ishte në lidhje me Kasapin. Por ky nuk ishte i vetmi “scoop” rozë nga Dreshaj. Ajo u përfol për një krizë me Kindl vitin e kaluar, pas një afere dashurie mes saj dhe një burri të martuar, Agon Amigës së “Babastars”. Mediat kosovare shkruan për histori flirti, dhe që çoi në prishjen e martesës së Agonit me Egzona Sylën. Ishte vetë reperi ai që deklaroi se Afërdita e kishte provokuar gjatë dhe pas përfundimit të klipit “topless”, me qëllimin për t’i shkatërruar martesën, dhe ia kishte dalë. Sipas burimeve pranë Afërditës, kjo ndodhi nuk është anashkaluar nga i dashuri aktual, duke kërkuar që të mos jenë më bashkë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.