KreuStil Jetese

Robbie Williams rrëfen: Sime bije suksesi im nuk i duket aspak interesant

Ai është një nga artistët më të suksesshëm në tregun muzikor, me hitet e tij, si “Angels”, “Feel and She’s dhe One”, por për vajzën e tij ai është thjesht, babi.

Robbie Williams rrëfeu se vajzës së tij i intereson më shumë keku “angel” se sa hitet e albumit të tij “Angels”.

“E mora në prehër,vendosa laptopin tim para hapa YouTube-in dhe i tregova se në Knebworth kishin ardhur 135 000 njerëz” tregon Robbie për Nick Snaith në “Magic Radio”.

“I thashë, zemër shiko pak. Ky nuk është një det, këta janë njerëz që formojnë një det të tërë pasi janë shumë. A nuk është kjo e pabesueshme? Ndërsa ajo thjesht po shikonte ekranin. E fika dhe e pyeta çfarë mendon për këtë?”, dhe ajo tha nëse mund që t’i jepja një kekë?

“Ajo nuk u çudit aspak!”, shtoi Robbie, sepse ajo mendon se të gjithë i kanë baballarët këngëtar. “Prit sa ta kuptojë dhe atëherë po që do ndihet në siklet!”

Teddy – emri i plotë i së cilës është Theodora Rose –është fëmija i parë i Robbie-t dhe gruas së tij Ayda. Çifi ka gjithashtu një djalë dyvjeçar, Charlton-in. Këngëtari ndihet shumë krenar për familjen e tij, sepse është i mbuluar me dashuri.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF