Albumi i Solange Knowles një sonet për shpirtin

Nëse albumi i fundit i Beyonce-s “Lemonade” është i çuditshëm dhe me revoltë, albumi i Solange Knowles është antipodi i së motrës. “A seat at the table” do të jetë si një balsam për plagët dhe zemrën e lënduar. Nga fillimi deri në fund, ky album është si një sonet e gjatë dhe e bukur për shpirtin.

Titulli i albumit është një frymëzim i një shprehjeje të vjetër që thotë: “Nëse nuk je në tryezë, atëherë je në menu.” Pavarësisht se sa shumë një njeri tregon solidaritet ndaj teje, mënyra e vetme për të siguruar suksesin tënd është të jesh në një dhomë ku dhe kur vendimet janë marrë.

Ky album është shumë personal, është si një udhëtim nga dhimbja te përqafimi. Kënga “Mad”, pjesë e albumit, tregon se shprehja e emocioneve është e drejta e kujtdo. “Është kaq bukur të jesh me ngjyrë dhe ka kaq shumë emocion në të gjithë këtë. Nuk kam dashur asnjëherë të jem ndryshe. Trishtohem kur nuk na lejojnë ta shprehim këtë gjë. Vetëm se trumbetojmë kulturën tonë nuk do të thotë se nuk pëlqejmë kulturën e të bardhëve.” – thotë me zë të lartë Tina Lawson, nëna e Solange, në këngën “Interlude: Tina taught me.”

Albumi përmban 21 këngë dhe që prej 30 shtatorit është në shitje.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.