Fakte interesante mbi çmimin Nobel

Sa persona kanë marrë çmimin Nobel?

Çfarë moshe ka patur personi më i vjetër?

Çfarë shume ka fituar?

Ndërkohë që duke filluar nga dita 3 tetor 2016 fillon edhe shpërndarja e çmimeve Nobel më poshtë do të gjeni disa të dhëna interesante rreth çmimit prestigjioz, një formë shpërblimi e krijuar në 1901 në përputhje me dëshirat e shpikësit, industrialistit dhe filantropistit suedez, Alfred Nobel.

  • Pesë çmimet e krijuara nga Nobel në trashëgiminë e tij: mjekësi, kimi, fizikë, letërsi dhe paqe.
  • Një çmim i gjashtë në radhë “në nderim të Alfred Nobel” në ekonomi, i njohur si çmimi Nobel në ekonomi nisi nga Banka e Suedisë në vitin 1968.
  • 6 fitues kanë refuzuar këtë çmim. Por duhet të bëjnë dallimin mes dy qëndrimeve atyre që e bënë këtë zgjedhje në mënyrë të vullnetshme, si francezi Jean-Paul Sartre (letërsi 1964) dhe vietnamezi Le Duc Tho (cmimin për Paqen 1973), dhe katër të tjerëve të cilët ishin të detyruar nga diktatura, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik.
  • 8 fituesit të lindur më 28 shkurt apo në 21 maj, datat e lindjes më të hasura.  Disa data të tjerë që nuk kanë dhënë fitues, si 2 janari dhe 13 tetori.
  • 12 edicione radhazi kur jurisë së mjekësisë i është dashur të marrë në konsideratë kandidaturën e babait të psikoanalizës Sigmund Freud, i refuzuar çdo herë. Veprat e tij nuk kishin asnjë vlerë shkencore, kishte rënë në këtë përfundim një ekspert i angazhuar në 1929. Vepra e Mahatma Gandhi, një tjetër kandidat i famshëm i harruar nga Nobel-i u rishqyrtua katër herë, nëse nuk do të përjashtohej në vitin 1948, vitin e vrasjes së tij.
  • 17 vjeç, mosha e fitueses më të re: pakistanezes Malala Yousafzai (për Paqen 2014). Më i moshuari, amerikani Leonid Hurwicz  (Çmimi për ekonomi 2007), ishte 90 vjeç.
  • 18 fituesit që kanë dalë nga dy universitetet më të suksesshme, Stanford dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
  • Rreth 1 350 të ftuar në banketin e organizuar për nder të fituesve çdo 10 dhjetor, dita e vdekjes së Alfred Nobel, në hotelin Ville de Stockholm. Kanë qenë vetëm 113 të ftuar gjatë ceremonisë së parë në vitin 1901.
  • 8 milionë korona suedeze është shuma që do të ndahet nga fituesit e çdo çmimi në vitin 2016.
Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.