KreuCelebrity

Kim Kardashian në variantin “ujë dhe sapun”

Nuk është lajm nëse ju tregojmë që Kim Kardashian ka zgjedhur edhe këtë herë të dalë pa të brendshme. E ulur në radhën e parë të sfilatës së Balenciaga-s në javën e modës në Milano, Kim mbante të veshur çizme të gjata dhe një pardesy mbi trupin totalisht të zhveshur. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Lajm është bërë një tjetër fakt: Kim Kardashian shfaqet pa makijazh. E ka paralajmëruar këtë gjë përmes një postimi në Twitter: “Mendoj të shkoj pa makeup në sfilatën e Balenciaga-s.” Dhe kështu bëri.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim 35 vjeçaren gjithnjë të grimuar dhe me sytë e konturuar fort, mund të pohojmë pa drojë se Kim duket mjaft mirë edhe në variantin “ujë dhe sapun” (ok, pothuajse).

Nuk dihet nëse Kim dëshiron të ndjekë nismën e këngëtares Alicia Keys: pa makijazh edhe në daljet publike. Mbetet për t’u parë në vijim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF