Lance Bass kujton 21 vjetorin e *NSYNC me një foto nostalgjike

Data 1 tetor ka shënuar ditëlindjen e 21-të të grupit muzikor “*NSYNC”.
Ka qenë Lance Bass i cili ka kujtuar këtë datë të gwzuar me një fotografi të grupit gjatë kulmit të suksesit dhe famës së tyre.

Bass dhe anëtarët e tjerë të grupit JC Chasez, Joey Fatone, Justin Timberlake, dhe Chris Kirkpatrick shfaqen në një foto me look-un e viteve ’90: kravatë mbi bluzë dhe pantallona stil astronauti. “Tani #NSYNC zyrtarisht mund të ngrejë një dolli. Gëzuar ditëlindjen e 21-të shokë.” – shkruan Bass në postimin e tij në Instagram.

Gjatë një intervistë, Bass tregoi trishtimin për faktin që grupi muzikor i djemve nuk do të rikthehet më. Megjithatë ata janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin, komunikojnë shpesh ndërsa takimi më i fundit ishte në ditëlindjen e 40-të të Chasez-it.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.