KreuCelebrity

Presidenti Barack Obama tregon padurim ndaj vonesës së Bill Clinton-it

Ndonjëherë personazhet e famshëm, qofshin këta artistë apo politikanë, duket sikur nuk ndihen si të tjerët. Larg së prekshmes dhe së thjeshtës, i shohim në ekran, diskutojmë dhe kemi një mendim tonin për ta. Dhe vjen një çast kur ata bëjnë diçka krejt njerëzore. Siç ka ndodhur me Barack Obama-n dhe Bill Clinton-in, ngjarja që u kthye në lajm të menjëhershëm e që po bën xhiron e portaleve. Por, çfarë ka ndodhur?

Bill Clinton ka lënë presidentin Barack Obama duke pritur në avionin Air Force One pasi morën pjesë në funeralin e presidentit Shimon Peres në Tel Aviv.

Presidenti 55 vjeçar Obama ka qëndruar në avion me durimin që i sosej teksa ish-presidenti 70 vjeçar Clinton po vononte nisjen e fluturimit për në Shtetet e Bashkuara. Siç raportohet, Clinton po bisedonte në pistë me sekretarin e shtetit, John Kerry.

Obama, i cili njihet për qetësinë dhe sjelljen e ftohtë, priste me padurim që Clinton të përfundonte bisedën. Me xhaketën e hequr dhe me mëngët përveshur, ai psherëtiu, trokiti duart disa herë dhe më pas thirri: -“Bill, eja të shkojmë!” Pas disa çastesh, me Clinton-in fjalaman që ende nuk po përfundonte bisedën, babai i dy vajzave Malia, 18, dhe Sasha, 15 vjeç, u kthye me padurimin që i lexohej në fytyrë ndonëse i buzëqeshur, thirri sërish: -“Bill, eja. Duhet të shkojmë në shtëpi!” Më pas Clinton ngjit shkallët e avionit dhe dy presidentët rrahin shpatullat e njëri-tjetrit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF