10 qytetet më të bukura në botë

Ka mijëra qytete në botë dhe secila prej tyre ka veçantinë e vet. Por disa zënë një vend nderi sepse përveç bukurisë natyrore kanë shumë për të ofruar në kulturë, histori, kulinari e në aspekte të tjera.

10- Firence

 

Firence është kryeqendra e rajonit italian të Toskanës. Qyteti është i njohur për kulturën, artin e epokës së Rilindjes, arkitekturën dhe muzetë. Qyteti ka një numër të madh muzesh dhe galerish, si galeria “Ufizzi” dhe “Palazzo Pitti”.

 

9- Amsterdam

Amsterdami është kryeqyteti i Mbretërisë së Holandës. Në vitin 2012, Amsterdami u rendit i dyti si qyteti më i mirë për të jetuar sipas “Economist Intelligence Unit”. Qyteti është i njohur për jetën e natës, baret dhe restorantet.

 

8- Lisbona

Lisbona është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Portugali. Një nga qytetet më të vjetra në botë, dhe më i vjetri në Evropën Perëndimore. Shumë atraksione janë të preferuara nga turistët si kulla “Belem”, manastiri “Jeronimos”, muzeu “Calouste Gulbenkian” dhe “Berardo”.

 

7- Barcelona

Barcelona është kryeqyteti i komunitetit autonom të Katalonias si dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë. Shumë ndërtesa datojnë në Mesjetë. Arkitektura zhvilluar në vitet 1885 – 1950 janë një trashëgimi në Barcelonë. Një pjesë e tyre janë vepra të arkitektit Antoni Gaudi. E famshme është edhe kisha “Sagrada Familia”.

 

6- Roma

Roma është kryqyteti i Italisë. Është një nga qytetet antike më të bukura në botë. Në të gjejmë vepra arti, pallate, muzeume, parqe, kisha, kopshte, bazilika, tempuj, sheshe dhe teatro. Roma është konsideruar si një monument më vete.

 

5- Stambolli

Stambolli, i njohur historikisht si Konstandinopojë, është qyteti më popullor në Turqi, qendra ekonomike, kulturore dhe historike në vend. Ky qytet është i njohur për katërshen e famshme: kisha “Aya Sofya”, pallati “Topkapi”, “Xhamia blu” dhe “Pazari i madh”.

 

4- Rio de Zhaneiro

Rio de Zhaneiro ose thjesht Rio, është qyteti i dytë më i populluar në Brazil dhe i gjashti në Amerikë. Me plazhet me rërë të bardhë, male të larta dhe portet piktoreske, Rio njihet edhe si “Cidade maravilhosa” (qyteti i mrekullueshëm).

 

3- Praga

Praga është kryeqyteti i Republikës Çeke. Është qyteti i 15-të më i madh në Bashkimin Evropian. Që prej 1992-shit, qendra historike e Pragës është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

2- Parisi

Parisi, kryqyteti i Francës, ka dhjetra muze dhe institucione kulturore. Më i famshmi është muzeu i “Louvre-it” dhe muzeu “Orsay”. Një nga atraksionet më të preferuara është edhe kulla “Eiffel”, pa lënë mënjanë “Harkun e Triumfit” dhe katedralen “Notre Dame de Paris”.

 

1- Venecia

Venecia është qyteti verilindor i Italisë. Përbëhet nga një grup prej 117 ishujsh të vegjël ndarë nga kanalet dhe bashkuar me ura të shumta. Arti dhe arkitektura bëhen bashkë në këtë qytet që thërret miliona vizitorë çdo vit.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.