Arnold Schwarzenegger me të birin në Oktoberfest

Arnold Schwarzenegger ndodhet në Gjermani për “Oktoberfest”, bashkë me të birin. Në fotografinë e shpërndarë në Instagram, Schwarzenegger dhe djali i tij Joseph Baena janë duke trokitur gotat në festivalin e birrës në Mynih. “Gëzuar” ka qenë për ditëlindjen e 19-të të Baena-s. “Gëzuar ditëlindjen, Joseph,” – shkruan aktori përbri fotos. “Student dhe atlet i shkëlqyer. Jam krenar për ty dhe të dua!”

Bashkë me to është edhe e dashura e katër viteve të fundit të Schwarzenegger-it, Heather Milligan.

Vitin e kaluar, 69 vjeçari foli hapur për marrëdhënien me të birin, nëna e të cilit është ish-gruaja e shërbimit në shtëpinë e aktorit, Mildred Baena. Kjo marrëdhënie bëri që martesa 25 vjeçare me Marian Shriver-in të merrte fund. Ish-guvernatori i Kalifornisë tha se ishte mirënjohës ndaj të birit që u tregua mirëkuptues ndaj rrethanave.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.