Gwen Stefani, stili i një rokereje

Gwen Stefani sot feston ditëlindjen. Në 47 vjetorin e lindjes së saj, do të kujtojmë stilin e këngëtares ndër vite. Paraqitja në evenimente të ndryshme dhe përditshmëria e ish-lideres së grupit No Doubt. Kjo është Gwen Stefani e buzëve të kuqe, lëkurës alabastër, flokëve rozë dhe stilit të pangatërrueshëm.

“L” quhet parfumi i saj i parë, prezantuar në vitin 2007, në bashkëpunim me Coty. Hunda që ka bërë bashkë përbërësit e këtij parfumi është Firmenich. Fragranca, e lehtë dhe e pastër, ka në përbërje dardhë, zambak uji, gjethe manushaqeje, pjeshkë, jasemin, trëndafil, lule portokalli dhe myshk.

Kjo fotografi është shkëputur nga seti i realizuar për revistën Harper’s Bazaar. Gjatë intervistës, në atë kohë, artistja foli për look-un e saj duke u ndalur te makijazhi. “Sot kam bërë makijazh dy herë. Fillimisht kur mora djalin nga shkolla. Pasi shkova në shtëpi, pastrova fytyrën dhe vendosa një tjetër për të drekuar me ju.”

Gwen zgjodhi kombinimin bardhë e zi për të performuar këngën “Settle down” bashkë me djemtë e bandës No Doubt. Stil dhe energji prezantoi këngëtarja në skenën e “Teen Choice Awards 2012”.

Ndodh që Gwen preferon të veshë edhe marka të tjera. Në këtë rast, Gwen duket mjaft shik me këtë kostum xhaguar-print Blumarine. Ndërsa këpucët Christian Louboutin plotësojnë pamjen e saj, teksa pret jashtë një hoteli në New York.

Gwen shfaqet ndryshe, me një veshje frymëzuar nga gardëroba mashkullore. Kështu ka preferuar të prezantohet në ekspozitën fotografike të Steve Erle dhe Pete Black në Hollywood.

Ka preferuar ngjyrën e zezë dhe detajin dantellë në një tjetër dalje publike. E vlerësuar për veshjen dhe e kritikuar për modelin e flokëve pa model, Gwen zgjodhi të prezantohej kështu në premierën e videoklipit “My Valentine” të Paul McCartney-t.

Në premierën e filmit “In the land of blood and honey”, Gwen preferoi të vishte një jumpsuit të koleksionit të saj L.A.M.B., pranverë/verë 2012, shoqëruar me një varëse të florinjtë dhe një çantë-kuletë po nga koleksioni i saj. Nuk mund të harrohet edhe buzëkuqi identifikues… ai është gjithmonë i kuq, zgjedhje e përhershme e artistes.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.