Hashim Thaçi dekoron Dritëro Agollin pak ditë para 85-vjetorit të lindjes

Shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli pas pak ditësh ka 85-vjetorin e lindjes. Por, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si një dhuratë për datëlindje, por mbi të gjitha për t’i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës do ta vizitojë në shtëpinë e tij, sot, ora 14.00. Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit të Kosovës do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar  me “Urdhërin e Pavarësisë”. Dritëro Agolli (13 tetor 1931) lindi në Menkulas të Devollit. Është poet, prozator dhe publicist, në vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.