Intervista/ Arben Derhemi: Fjalët e At Zef Pllumit që dua t’i them në Parlament

View Gallery
3 Photos
Intervista/ Arben Derhemi: Fjalët e At Zef Pllumit që dua t’i them në Parlament

Intervista/ Arben Derhemi: Fjalët e At Zef Pllumit që dua t’i them në Parlament

Intervista/ Arben Derhemi: Fjalët e At Zef Pllumit që dua t’i them në Parlament

Anila Dedaj

Arben Dehremi në petkun e At Zef Pllumit në një skenë ndryshe dhe më pranë veprës “Rrno për me tregue”. Një vepër që aktori i mirënjohur dëshiron ta përmbledhë me një thënie të Ismail Kadaresë: “Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë “rrëfenjw”, për ata që kanë jetuar në atë kohë, e po aq në mos për më tepër ata që nuk e kanë jetuar atë kohë”. Me personazhet e tjerë që ka luajtur, e përbashkëta, filli që i lidh është një tip sanguin dhe Beni është Rebeli, në kuadrin e dëshirës që ka njeriu për të gjetur komunikimin me njerëzit, me kafshët me bimët…

“Unë do të vazhdojë që të jem i tillë, sepse e ndiej, që vetëm në këtë mënyrë mund të realizohem si njeri, vetëm duke luftuar”- u shpreh aktori. Dëshirën e tij për të përmbushur emocionalisht publikun me këtë vepër, e arriti më së miri në Katedralen “Shën Pali” ku interpretoi për rreth një orë At Zef Pllumin. Derhemi dhe regjisori Milto Kutali me këtë monodramë dëshirojnë që të zhvendosin publikun drejt të zezës, drejt burgut, që kanë përjetuar dhe ne si komb, drejt asaj që kanë përjetuar këta martirë.  Por, edhe në atë skëterrë 45- vjeçare mund të gjendet e bukura ose të pandehet se është gjetur…

Në premierë “salla e improvizuar” ishte plot, reagimi i publikut në fund miraton gjetjen e përsosur me Derhemin për të komunikuar At Zef Pllumin dhe për të nënvizuar rrëfenjën e tij e sidomos thelbin e saj ku në fund shprehet: “Unë nuk di a jemi të sigurt a është liri e vërtetë ajo atje jashtë? Por, megjithatë unë do ta vazhdojë rrugën time, vetëm për me tregue, sepse dikujt mund t’i hynë në veshë fjalët e këtij plaku të mjerë edhe diku, dikur në jetën e tyre diçka mund të ndryshojnë, sepse ata njerëz edhe pse atje jashtë, asnjëherë nuk kanë qenë të lirë”.

“Rrno për me tregue” do të vazhdojë udhëtimin e saj në mbarë Shqipërinë dhe jo vetëm, në kisha dhe xhami. “Gjithçka është e pavarur dhe e lirë, ndaj do të shkojmë edhe në Parlament”- shprehet Beni në lidhje me këtë.

Sa e vështirë ka qenë të futesh nën petkun e personazhit, të At Zef Pllumit?

Vështirësia qëndron në gjetjen e një karakteri për të arritur që të japësh atë që, ne mendojmë se është ndryshe në jetën normale. Kjo nuk do të thotë të gjesh një karakter, por të rrëfesh një njeri, të rrëfesh një histori, të rrëfesh një periudhë dhe një tmerr që ka ndodhur në këtë vend. Të rrëfesh këtë katarsis, që duhet të ndodhë nga shoqëria shqiptare. Problem i kësaj nuk është nëse gjen një karakter, vështirësia qëndron në rrëfenjën e madhe të të thënit. Kur gjen një karakter futesh brenda tij dhe e çon deri në fund atë. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë, të paktën për një aktor që ka përvojë dhe talent. Ndërsa, për të rrëfyer diçka është shumë e vështirë. Vështirësia qëndron te normalja, sepse gjithë kohës duhet të jesh në një stabilitet intelektual për figurën e priftit dhe për realitetin, që shumë njerëz nuk e dinë.

Njerëzit mund të jenë shumë më të këqij se shtazët, (nëse ata mund t’i zbusësh). Në këtë situatë që zhvillohet ngjarja merr përmasa gjigante tw dhunws fizike dhe shpirtërore. Po sot a janë zhdukur ato forma dhune apo thjesht janë tjetërsuar?

Nuk kanë ndryshuar format. Unë kisha dëshirë që sot (30 shtator, pas premierës) këtë monodramë ta bëja në Parlament, por ne nuk kemi kaq fuqi. Ne kemi fuqinë, që ta bëjmë në sheshe të hapura për ta dëgjuar njerëzit. Por, ata që duhet ta dëgjojnë nuk kanë dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë, ose më mirë ata që duan të vijnë ta dëgjojnë për hir të “një lloj pafytyrësie ose një lloj politike” vijnë e dëgjojnë, por dhe përse ndiejnë diçka tjetër përbrenda, fytyra nuk i tradhton asnjëherë.

Miqësia me një thithëlopë. Kjo duket sikur vjen kur njeriu është i izoluar nga shoqëria, është i zhgënjyer nga padrejtësitë, që i bëjnë njerëzit e tij. A është kjo një përpjekje për t’u larguar nga diçka e rrezikshme, por që në fakt mund të jetë me pak të rrezikshme sesa njeriu, që po i bën këto gjëra?

Ai e ka thënë aq bukur: “Ju mund të mendoni, se është përrallë apo histori e vërtetë, por çfarë rëndësie ka, jeta që po jetojmë është e tillë”. Jeta që po jetojmë sot vazhdon të jetë e tillë, vazhdon që të jetë e tillë, sepse pas 25 vjetësh asgjë nuk ka ndryshuar.

Kozmai dhe Memheti janë myslimanë, kjo nuk ndikon në miqësinë e tyre me At Zef Pllumin..

Ekzotika e kishës i jep një tjetër vlerë, pavarësisht problemeve teknike. Në Shqipëri ndodhin këto gjëra dhe kjo është gjëja më sinjifikative e bashkekzistencës sonë.

Shpresa, që simbolizohet me masën, që përpiqen ta vrasin në të gjitha mënyrat mirëpo ajo rikthehet, sepse dëshira për të parë njerëzit e zemrës është më e fortë…

Ai vazhdon që për hatër të atyre që e prisnin jashtë, por dhe për hatër të atyre që ka lënë brenda, në arkivolet që ishin vetëm nga 1 metër e njëzet centimetra.

Si vjen kjo shpresë sot tek ti si artistë?

Vjen si te Beni, sepse edhe Beni në një lloj mënyre është rebel në llojin e vet. Unë do të vazhdojë që të jem i tillë, sepse e ndiej, që vetëm në këtë mënyrë mund të realizohem si njeri, vetëm duke luftuar.

Fali ata o Zot…

Fali o Zot se nuk dinë çfarë të bëjnë, por ne duhet që të vazhdojmë luftën, sepse nuk mundet që të bashkëjetosh me këtë lloj realiteti.

E ke gjetur lirinë për vete?

Unë personalisht e gjej herë pas here.

Si e gjen?

Tek fëmija im, e gjej tek natyra dhe tek njerëzit që herë pas here duhet që t’u besoj, sepse kam dëshirë vet që t’u besoj.

Por, në cilat ambiente të privohet më tepër kjo liri?

Në Shqipëri.

Edhe sërish në Shqipëri vazhdon të luftosh?

Është një jetë, është një investim, por është dhe një kënaqësi. Është një profesion, me të cilin nuk mund të bësh kompromise në rast se e do, në rast se e ke si bashkudhëtar nuk mundesh.

At Zef Pllumi jetoi dhe shkroi vetëm për me tregue. Por sa njihet kjo e kaluar?

E çfarë rëndësie ka kjo. Ai ka shkruar edhe çdo kush nga ne duhet që të bëjë aq sa bëri ai, për të pasur një shoqëri që nesër apo pasnesër të kemi mundësi, të jemi njerëz në radhë të parë.

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.