Kim Kardashian grabitet me armë në Paris: I vjedhin 16 milion dollarë bizhuteri

Kim Kardashian është larguar nga Franca me avionin e saj personal pasi është vjedhur në apartamentin ku qëndronte në Paris në kuadër të javës së modës. 35 vjeçares i janë vjedhur bizhuteri me vlerë miliona dollarë nga pesë njerëz të veshur si oficerë policie. Ata vodhën një kuti me bizhuteri me vlerë 6.7 milion dollarë dhe një unazë me vlerë 4.5 milion dollarë. Bëhet fjalë për sende personale dhe jo bizhuteri që Kardashian ka marrë hua për javën e modës. Në total, mendohet se vlera e sendeve të vjedhura shkon në 16 milion dollarë. Kim gjithashtu ka humbur dy telefona, njëri prej tyre përmban informacione tepër personale.

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, hajdutët kanë hyrë në ndërtesë. Nën kërcënimin e armëve, portieri i ka çuar ata në apartamentin e Kim-it. Kardashian është lidhur nga agresorët e më pas ata e kanë mbyllur në tualet. Nëna e dy fëmijëve është tronditur shumë ndonëse fizikisht e padëmtuar.

Bashkëshorti i saj Kanye West ka anuluar performancën e tij në “Meadow Music” në New York. Herët në mëngjes, Kim ka marrë avionin e saj privat dhe është nisur drejt Shteteve të Bashkuara bashkë me ndihmësen personale dhe truprojën. Kim mbuloi kokën me një shall të zi ndërsa kalonte përmes pistës për në avion.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.