KreuStil Jetese

Babai i Noizyt takon të atin e Albertit, djalit që i plagosi të birin…

Shpesh personat publikë, sidomos kur admiruesit e tyre janë të shumtë, bëhen në një farë mënyre edhe modele referimi sidomos për adoleshentët. E kanë kuptuar këtë mirë me sa duket babai i Noizy-t dhe  ai i Albert Krasniqit, shokut të Cozman që kreu karshi reperit një vepër penale gjatë përleshjes së armatosur që bëri bujë në media. Ndonjëherë mjafton shumë pak për të dhënë një mesazh pozitiv ashtu si edhe për të kundërtën, qoftë edhe një foto.

Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast, babai i Noizy-t dhe Albertit i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në mënyrë miqësore, diçka që vlerësohet si një shembull pozitiv edhe që ishte e nevojshme në këtë rast. Edhe ndërsa Albert Krasniqi gjendet në burg aktualisht, ky veprim shpresojmë të qetësojë ujërat midis dy “grupimeve kundërshtare” që janë krijuar.

“Kosovarja” raporton se ky takim nga familjarët e Albert Krasniqit dhe Noizy-t ka ndodhur në Kukës , ku ata i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit pa asnjë lloj kushti. Ndërkohë që ky akt nga ana e Skënderi-t, babait të Albertit dhe Bashkimit, babai i Noizy-t, u jep fund kështu edhe thashethemeve që qarkullojnë në portale dhe përkeqësojnë situatën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF