KreuCelebrity

Përplasje e ashpër mes Olti Currit dhe Rosela Gjylbegut: Ajo e quan balenë, ai i përmend “mikun e Arvizus”

rosela-olti

Roselba Gjylbegu është përplasur ashpër me gazetarin dhe tekstshkruesin Olti Curri, duke mos kursyer as ofendimet e rënda. E gjitha ka nisur nga Rosela, të cilës siç duket nuk i ka pëlqyer vendimi i Olti Currit lidhur me pranimet në eventin muzikor “Kënga Magjike”. Ajo e ka cilësuar Oltin si “balenë”, për shkak të peshës së tij.

“Po të paktën Sardi ka mbaruar kompozicion motër, është artist, po ai balena aty që bën si kompetent në të gjitha fushat e s’ka lënë njeri pa sharë e ofenduar vetëm e vetëm për të marrë ca “like” e si del e keqja që ka brenda vetes. Ah, mjerë ne, mjerë ne! Në fakt, juria gjykon vetëm të rinjtë që marrin pjesë për herë të parë dhe jo artistët”, ka shkruar Rosela mbrëmjen e djeshme.

Olti ka vendosur t’i përgjigjet sot, duke e quajtur këngëtaren  “derrkuce” dhe më tej duke shtuar “të fala mikut të Arvizus”…

“Vajzë e urtë, siç të etiketojnë në opinion, që e tillë nuk je, se i kam akoma në vesh sharjet dhe ofendimet e tua që as një fshesaxheshë e turnit të tretë që ka dy muaj pa marrë rrogën, nuk ia lejon dinjiteti. E gjitha për një koment (bloggerat këtë punë kanë, do i ndjek, do nuk i ndjek), për fustanin tënd në një festival të RTSH-së.  Ti dhe vetëm ti, në luftë të përhershme me kilet dhe me dietat, për të cilat ke folur publikisht, nuk duhet të etiketosh askënd balenë. Të ma kishte thëne Ermonela Jaho, do me skuqej faqja edhe do vihesha në siklet nga linjat e saj të prera dhe elegante. Por ti jo, se mjafton të kërkosh në Youtube një foto tënden dhe duket sikur po hapet katalogu i fermës së derrkucëve “Çufo topolaku” . Të prezantojnë si këngëtare të shkëlqyer, por këtë shkëlqimin tonë kur na e thonë, nuk e marr vesh mire, kam frikë se shkëlqen nga yndyra. Meqë i hyre lojës së përmendjes të peshës, jam më i stërvitur në këtë fushë, se shëndeti im është tashmë çështje kombëtare, ndaj po të përgjigjem vetëm për epitetin në fjalë. Sa për pjesëmarrjen time në juri, nuk kam çfarë të them, sinqerisht nuk di çfarë të them, sepse e vendosi z.Gjebrea, një njeri që ka bërë histori në muzikë dhe festivale. Do të thoja edhe dy fjalë për një natë që këmbëngulje dhe më sillje Kejsin e ëmbël në tavolinë që të ndërhynte të bëje një tekst kënge me mua…por me siguri do kesh harruar ose ke qenë e pirë duke parë mllefin në koment. Suksese dhe të fala mikut të familjes Arvizu…”, shkruan Olti.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF