Princi George: “Mirupafshim” më i ëmbël që keni parë ndonjëherë

Kanë qenë disa fotografi të Princit George me dorën ngritur dukë thënë “mirupafshim”, të cilat kanë rrëmbyer zemrën e cilitdo që i ka parë.

Pasi refuzoi t’i takonte dorën në një “high-five” kryeministrit Justin Trudeau kur sapo kishte shkelur në Kanada, princi nuk hezitoi të përshëndeste më dorë të shtunën e përfundimit të vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Veshur me pulovër blu marinë, pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe dhe çorape deri te gjuri, George-i tre vjeçar, mori vëmendjen maksimale. Jo më pak edhe motra e tij Charlotte, 17 muajshe, që përshëndeti më dorën e saj të vogël, pak para nisjes.

Kjo vizitë ishte në kuadër të turit të parë zyrtar të familjës mbretërore përtej oqeanit.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.