Rita Ora rrëfen largimin nga Kosova: “Nisa të këndoj në pub-in e tim eti”

View Gallery
10 Photos

Intervista e Rita Orës për “VanityFair”, nga Valentina Colosino

Rita Ora, këngëtarja e famshme e muzikës “pop”, rrëfen për “Vanity Fair” në Itali, historinë e familjes së saj, largimin e saj si refugjate nga Kosova, vështirësitë që kanë hasur edhe se si ia doli të jetë kjo që është sot.

Reflektimi i gazetares ndërsa ka përballë këngëtaren

E veshur me një kostum të zi, me një çaj jeshil në dorë, Rita Ora tregon në  lidhje me “Refugenes”, fushatën për refugjatët në të cilën ajo ka marrë pjesë për të rrëfyer historinë e saj dhe të familjes së saj, që u largua nga Kosova dhe gjeti kështu shtëpi në Angli, kur Jugosllavia në atë kohë filloi procesin e shpërbërjes. Në atë kohë Rita ishte vetëm një vjeç. “Mendova se shumë njerëz nuk e njihnin të ardhmen time dhe ja ku jam tani: e shikoni se si është një refugjate? Nuk ka asgjë për tu turpëruar”.

Ulur përkrahë saj në divan është motra Elena, menaxherja e saj qysh në fillimet e para, kur, të dyja adoleshente i binin Londrës rreth e përqark në kërkim të një kontrate diskografike. Jashtë sallonit e presin dhjetëra njerëz, duke përfshirë parukierë, make-up artist, asistentë të ndryshëm, dhe sapo del nga hoteli fansat adoleshentë e ndalojnë postar-in për një selfie.

Rita Ora si stiliste në Milano, por ka diçka për të cilën nuk dëshiron të flasë…

Rita Ora gjendet në Milano për shkak të koleksionit që ajo vetë ka dizenjuar për Tezenis. Bota e modës po e përkëdhel dhe ajo ia kthen me dashuri. Një shembull perfekt i një postar-i modern, Rita përpos karrierës në muzikë po i bashkëngjit bashkëpunime me marka të mëdha dhe njëkohësisht po bën hapa edhe në botën e kinemasë ( “50 Hijet e Greit”). Faqja e saj në Wikipedia po pasurohet vazhdimisht, dhe nga ana tjetër profilet e saj në Twitter dhe Instagram, numërojnë miliona ndjekës. Gjithçka nisi me Jay Z, mbretin Mida të muzikës, që e bëri atë të njohur në 2012-ën me publikimin e albumit “Ora”. Në atë kohë ajo bëri për vete botën e shoubiznesit, dhe medjat kanë folur me detaje për historitë e saj të dashurisë( e fundit ajo me Calvin Harris), dhe së fundmi është përfolur sikur është ajo “Becky with the good hair”, pra dashnorja e Jay Z, për të cilën Beyonce flet në albumin e saj. Akuza është mohuar, por ndërkohë Rita ka ndërprerë kontratën muzikore me të  për shkak të etikës së tij diskografike. Por për këtë ajo nuk do të flasë.

Flasim për karrierën tënde: nga hiçi në famën botërore. E nisim nga zerua?

Ne nuk ishim ndër emigrantët më fatkeq, por as ndër më të pasurit. Të mive iu është dashur ta rifillojnë nga hiçi: mamaja ime, që sot është një psikiatre, në atë kohë nuk fliste as edhe një fjalë anglisht dhe natën punonte si kameriere; babai im, ekonomist, mundi që të hapte një pub të tijin. Vështirësitë i kanë kapërcyer me forcën e dashurisë.

Si nise të këndosh?

Në pub-in ku punonte im atë. Klientët ishin thuajse të gjithë të dehur, këndoja thuajse çdo gjë që ata më kërkonin. Queen, Wihtney Houston, Abba…dhe e preferuara ime ka qenë “Dancing Queen”. Dhe përfundonte që të gjithë klientët këndonin së bashku të përqafuar (qesh).

Një publik pak kërkues, kështu.

Kur provoja të këndoja këngët e mia dukeshin të hutuar, pastaj dikush çohej edhe thoshte: “Ej ti, më fal, të vjen keq të këndosh këngët e Queen?”. Edhe unë ashtu bëja.

Në atë pub do ta kishe imagjinuar ndonjëherë se do të bëheshe një prej yjeve të muzikës pop?

Në të vërtetë po, e kam ditur.

E dije?

Kur isha e vogël, çdo natë ime më thoshte: “Rita, përpara se të flesh mundohu të kuptosh atë që do”. Dhe unë kështu bëja, kam vepruar kështu çdo mbrëmje që kur isha 10 vjeçe, sapo mbyllja sytë e shikoja veten në një skenë dhe poshtë një turmë e madhe njerëzish.

Ka funksionuar me sa duket…

Po. E bëj ende sot. Duhet t’i nxjerrësh në pah dëshirat e tua, dhe kështu ëndrrat e tua do të realizohen.

                                                                                                      /Bordo/ Përktheu: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.