Fotot: Brenda vilës luksoze ku Kim Kardashian u grabit me armë

Rezidenca luksoze ku qëndronte Kim Kardashian në çastin e grabitjes me armë është e njohur si “Franca pa adresë”. Mëngjesin e së hënës, yllit të “Keeping up with the Kardashians”, e cila ndodhej në Paris për javën e modës, ju vodhën bizhuteritë me vlerë miliona dollarë nga pesë burra të armatosur e të maskuar.

Popullariteti nga personazhet e famshëm i ka dhënë kësaj zone këtë pseudonim. Megjithatë, pas ngjarjes së ndodhur, kjo zonë nuk është më e fshehtë, përkundrazi, është edhe më shumë në fokus të medias.

Futbollisti Zlatan Ibrahimovic ka qëndruar në një suitë (27 mijë euro në muaj) me familjen e tij kur për herë të parë u zhvendos në Paris. Leonardo di Caprio, Madonna dhe Prince janë mes të famshmëve të tjerë që kanë qëndruar në këtë kompleks, i cili ka dalje të fshehta, të përshtatshme për klientelën e privilegjit.

Pavarësisht sigurisë së lartë, nuk u ndalua dot sulmi që ju bë 35 vjeçares. Hajdutët e maskuar si policë vodhën një kuti me bizhuteri me vlerë 16 milion dollarë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.