KreuStil Jetese

Julia Roberts, tifo dhe dashuri

Julia Roberts, tifo dhe dashuri

Për aktoren dhe të shoqin Danny edhe një ndeshje futbolli( e fëmijëve) mund të bëhet romantike. Ja, në këto shkrepje, të përqafuar mbi bar. Një lidhje e fortë kjo që zgjat prej vitit 2002. Merita e gjithë kësaj qëndron në dy sekrete.

Kush ka thënë së një ndeshje futbolli nuk mund të jetë romantike? Julia Roberts dhe i shoqi Danny Moder  dëshmojnë më së miri këtë. Të përqafuar ata bëjnë tifo për meshkujt e vegjël të shtëpisë: Finn, 11 vjeç dhe Henry, 9.

Aktorja dhe kameramani janë martuar qysh prej vitit 2002. Dhe as që duan t’ia dinë për zërat që flasin për një krizë të mundshme. Ndërsa papritur çifte që duken shumë të lumtur ndahen(Liev Scheiber dhe Naomi Watts), dashuria e tyre reziston.

Kjo lumturi ka dy sekrete: të mbash jetën sentimentale/ familjare sa më larg të jetë e mundur nga reflektorët. Çiftin në fakt është më e lehtë ta hasësh në zonën e lagjes sesa në tapetin e kuq. Dhe sekreti tjetër është: Të Puthesh. “E them me të vërtetë”, është shprehur ajo gjatë një interviste. “Dhe nuk është ekskluzivitet i çifteve të spektaklit”.

Julia ka shpjeguar se edhe mbështetja e Danny-t, me të cilin janë shfaqur shpesh në tapetin e kuq, është thelbësore: “Nuk e di nëse, pa të do të kisha mundur t’i përballoja disa stërmundime emocionale. Gjithçka është ndryshe kur gjendesh “në vendin tënd më të sigurt në botë” në të njëjtën dhomë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF